Ronaldo e rrit standardin përsëri, 12 sezone radhazi me mbi 20 gola

09:23 | 3 Mars 2021
A. B.

Cristiano Ronaldo ka vazhduar ta rrisë standardin në futboll, me golin që e shënoi në fitoren e Juventusit 3:0 kundër Spezias.

Superylli portugez e shënoi golin e tretë, pasi Alvaro Morata dhe Federico Chiesa kishin shënuar paraprakisht për ta mbajtur Juven në garë për titull në Serie A.

Dhe, me golin e tij në minutën e 83-të, Ronaldo e shkroi historinë përsëri, si njëri prej golashënuesve më të mirë në historinë e futbollit.

Ronaldo u bë lojtari i vetëm që i shënon të paktën 20 gola në secilin prej 12 sezoneve të fundit në top pesë ligat evropiane.

Portugezi e nisi këtë në sezonin 2009/10, në vitin e tij të parë në Real Madrid.

Që prej se iu bashkua Juventusit, Ronaldo i shënoi 52 gola në dy sezonet e para në Torino.

Në ndeshjen me Spezias, ai e shënoi golin e 20-të në ligë. /Gazeta Express/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme