Dy shtetas së Koresë së Jugut, të cilin kishin sëmundje tjera shoqëruese, kanë humbur jetën pasi kanë marrë vaksinën AstraZeneca kundër koronavirusit.
Të dy njerëzit po merrnin trajtim në spitalet e kujdesit afatgjatë në provincën Gyeonggi, të cilat formojnë zonën e kryeqytetit të Seulit, transmeton portali arbresh.info
Sipas agjencisë shtetërore të lajmeve Yonhap, personi i parë ishte në të 50-at.
Disa orë pasi ata janë vaksinuar pacienti filloi të shfaqte simptoma të dështimit të zemrës dhe përjetoi vështirësi në frymëmarrje, por u shërua pasi mori kujdes urgjent. Sidoqoftë, simptomat u përsëritën të nesërmen në mëngjes nuk arriti të mbijetojë.
Personi i dytë, 63-vjeçar me sëmundje cerebrovaskulare, gjithashtu humbi jetën katër ditë pas marrjes së vaksinës.
Ai kishte treguar simptoma më të rënda, si ethe dhe dhimbje në të gjithë trupin. Sipas medias koreano jugore, atij i ishin shfaqur simptomat menjëherë pasi ishte vaksinuar.
Zyrtarët shëndetësorë ende nuk kanë përcaktuar nëse vdekjet janë shkaktuar nga efekte anësore nga vaksina, shtoi agjencia e lajmeve.
Koreja e Jugut përdor vaksinën AstraZeneca për personelin mjekësor dhe pacientët në shtëpitë e pleqve, por e ka ndaluar atë për qytetarë të moshuar të moshës 65 vjeç e lart, pasi të dhënat mbi efektet e vaksinës në këtë të fundit ishin të pamjaftueshme./arbresh.info/
E dashura i hedh aksidentalisht në kosh 682 milionë euro, Ba...
Teknologjia e dobishme e pagesave “Tap to Pay” bëhet e dispo...
Kurti mori pjesë në shfaqjen e dokumentarit “Ajo’...
Bellinhgamit i dhurohet çmimi “Lojtari më i mirë i sezonit n...
Xhemaili i AAK-së: Presidentja as edhe një fjalë për linçimi...
Përplasje e fortë mes Gresës dhe Xhenetës, shkak pranku i An...