Një analizë e hollësishme e të dhënave shëndetësore nga Suedia tregoi se mbajtja e shkollave të hapura me masa paraprake minimale dyfishon rrezikun e sëmundjes së infektimit me koronavirus te mësuesit, të cilët më pas rrezikojnë edhe familjen e tyre.
Shpërthimet e infeksioneve nëpër shkolla kanë treguar që virusi mund të përhapet nga shkolla në komunitet dhe se më të rrezikuarit janë mësuesit, transmeton portali arbresh.info
Sidoqoftë, meqenëse vende dhe rajone të ndryshme kishin politika të ndryshme për hapjen dhe mbylljen e shkollave, mbajtjen dhe mos mbajtjen e maskave, ruajtjen e distancës, është e vështirë që të dihet saktësisht se sa i frikëshëm është ky rrezik.
Në Mars të vitit 2020, një numër shkollash në të gjithë botën u mbyllën. Por fëmijët në Suedi vazhduan të ndiqnin mësimet deri në klasën e nëntë. Nxënësit nga klasa e 10-të deri në të 12-të u transferuan në klasat online.
Suedia kishte masa mjaft liberale epidemiologjike për shkollat gjatë valës së parë së pandemisë.
Maskat nuk ishin të obligueshme as për mësuesit, ndërsa distanca sociale dhe larja e shpeshtë e duarve ishte me rekomandim.
Për më tepër, kontaktet e njerëzve të konfirmuar të infektuar nuk ishin të detyruar të shkonin në vet-izolim. Një regjim i tillë bëri të mundur që të bëheshin krahasime më të mira të shkollave të hapura me shkollat që funksiononin në internet. Studimi mund të ketë një vlerë të madhe për politikë-bërjen ndaj atij segmenti të shoqërisë gjatë një pandemie në mënyrë që të peshohen më mirë rreziqet dhe përfitimet dhe të përcaktohen përparësitë.
“Është e pritshme që hapja e shkollave të rrisë infektimet me Covid-19, por kjo nuk është e mjaftueshme për të formuar një politikë”, tha për revistën Science, ekonomisti Douglas Almond i Universitetit të Kolumbisë.
“Është e nevojshme të dihet se sa rriten infeksionet për shkak të hapjes së shkollave. Ky është artikulli më i mirë që përcakton këtë efekt,”shtoi ai.
Studimi, i botuar në revistën shkencore Proceedings of the National Academy of Sciences (PNAS) u krye nga profesorët Jonas Vlachos, Helena Svaleryd dhe Edvin Hertegård të Departamentit të Ekonomisë në Universitetin e Uppsala.
Studimi vlerësoi nivelet e infeksionit te prindërit, fëmijët më të vegjël që shkuan në shkollë dhe te fëmijët që ndoqën mësimin online.
Ata gjithashtu krahasuan shkallën e infeksionit midis mësuesve që vazhduan të japin mësim nëpër shkolla.
Autorët morën hapa për të siguruar që grupet e tyre të ishin sa më të krahasueshme që të ishte e mundur. Për shembull, familjet me profesionistë të shëndetit u përjashtuan nga studimi sepse ishin më të ekspozuara ndaj virusit dhe testoheshin më shpesh, transmeton portali arbresh.info
Autorët tregojnë se ndikimi i masave liberale mbi mësuesit ka qenë i konsiderueshëm dhe se rezultatet tregojnë nevojën për t’u dhënë përparësi edukatorëve dhe mësuesve në vaksinimin.
Rreziku për mësuesit e shkollës së mesme të lartë ishte mesatar kur autorët morën në konsideratë 124 profesione në Suedi. Nga ana tjetër, mësuesit e shkollës së mesme të ulët ishin në vendin e shtatë të rrezikuar. Mësuesit e shkollës fillore kishin një rrezik pak më të ulët, por gjithsesi mbi mesataren.
Midis 39,000 mësuesve në klasat e ulëta të shkollave të mesme në Suedi, 79 u shtruan në spital me koronavirus dhe njëri nga ta humbi jetën.
Detyrimi për të mbajtur maska dhe mbyllur klasat dhe për të izoluar kontaktet e të infektuarve do të ulte më tej rreziqet për mësuesit dhe familjet, ndërsa theksojnë se mësimi online do të ulte rrezikun.
Shkencëtarët besojnë se ndikimi i shkollave të hapura te prindërit e mësuesve dhe grupe të tjera të rrezikut duhet të hetohet më tej. Sigurisht, politikanët në secilin vend duhet të marrin parasysh strukturën e moshës së mësuesve dhe strukturën e banorëve që jetojnë në familje të përbashkëta./arbresh.info/
Takohet për herë të parë grupi punues për hartimin e Strateg...
Presidentja në Kanada: Kosova nga një shtet i shkrumbuar, u ...
Eman Rrahmani tregon si qëndrojnë punët e “Familjes”, ia kth...
Gresa: Moderimi më pëlqen, ama në televizion nuk ma kanë dhë...
Mbyllet pjesa e parë në Gjilan, Llapi në epërsi ndaj Dritës
Begaj mbyll takimet për datën e zgjedhjeve: Opinionet udhëhi...