7 mesazhet kyçe të Lajçakut dhe Palmerit

08:08 | 3 Mars 2021
arbresh.info

Pas intervistës së Lajçakut dhe Palmerit në DESKU unë kisha shku në dialog, me huazu fjalët e Ises, “me duar në xhepa” ?. Intervista ishte me plot mesazhe të rëndësishme: nga vijat e kuqe e deri te qëllimi përfundimtar i dialogut.

Sidoqoftë, për mua këto ishin 7 mesazhet kyçe:

1. ËSHTË KTHYER ALEANCA SHBA/BE. Intervista ishte reflektim i bashkëpunimit të jashtëzakonshëm SHBA-BE. Nëse kisha përmbledh me një fjali mesazhi i dy homologeve ishte që SHBA dhe BE janë një. Psh. Palmer filloj intervistën me: “Ne absolutisht ndajmë synimet e partnerëve tanë Evropian”, ndërsa përfundoj intervistën me: “Mendoj se është me rëndësi që njerëz të kuptojnë se SHBA dhe BE qëndrojnë krah për krah në dialogu Kosovë-Serbi”. Fakt po ashtu interesant është se Palmer ka përmend fjalën “BE/Evropë” 17 herë.

2. SHBA DHE BE KANË TË NJËJTIN QËLLIM. Palmer nënvizoj që për SHBA normalizimi i plotë idealisht do bazohet në njohje të ndërsjellët. Lajçak sqaroj se për shkak 5 vendeve mos njohëse ata nuk mund flasin për njohje ndërsjellët në mënyre eksplicite, por kjo është më shumë çështje semantike. Të dy palë konfirmuan se flasin për të njëjtën gjë: mbylljen e të gjitha çështjeve të hapura dhe anëtarësimin e Kosovës dhe Serbisë në BE.

3. SHBA KA NDRYSHUAR. Palmer pranoj hapur se gjërat kanë ndryshuar në Washington. Tani SHBA konsiderojnë Evropën gurë themel të politikës së jashtme të SHBA-ve. Askund kjo nuk është më e vërtet se në Ballkanin Perëndimor. SHBA dhe BE ndajnë të njëjtat qëllime dhe punojnë në partneritet për realizimin e këtyre qëllimeve të përbashkëta.

4. SHBA ËSHTË PJESË E DIALOGUT. Palmer sqaroj se Lajçak dhe ai bisedojnë disa herë gjatë javës. Ekipet e tyre janë në kontakt dhe koordinim të vazhdueshëm. Dy palët punojnë shumë afër në avancimin e dialogut për normalizimin e marrëdhënieve.

5. KUSHTETUTA E KOSOVËS DHE INTEGRITETI TERRITORIAL JANË VIJAT E KUQE. Lajçak sqaroj se BE-ja respekton qëndrimin e Kosovës se Asociacioni duhet të jetë në përputhje me Kushtetutën. Në mes marrëveshjes 2013, 2015 dhe vendimit Gjykatës Kushtetueses ka një hapësirë të madhe që duhet të shërbej si mundësi për të gjetur pajtimin e Kosovës dhe Serbisë për ngritjen e Asociacionit. Idejen e shkëmbimit të territoreve e cilësoj si anti-Evropiane.

6. ASNJË KONFLIKT NË MES DIALOGUT DHE AGJENDËS SË BRENDSHME. Palmer dhe Lajçak konfirmuan se do të mbështesin fuqimisht përpjekjet e qeverisë së re për luftën kundër korrupsionit dhe krijimin e vendeve të reja pune. Këto janë prioritetet e SHBA-së dhe BE-së. Sdq, pritet që qeveria do të punoj në më shumë se 1 apo 2 prioritetet në të njëjtën kohë.

7. ANËTARËSIMI NË OKB. Arritja e marrëveshjes për normalizim është themel për anëtarësimin e Kosovës në OKB. Synimi i BE-së është që marrëveshja të shërbej si bazë për zëvendësimin e rezolutës 1244.

Në përgjithësi jam skeptik sa i përket progresit në dialogun Kosovë – Serbi në një ardhme të afërt. Sidoqoftë, më duhet të pranoj që pas intervistës së sotme jam pak më optimist.

(Demush Shasha është drejtor ekzekutiv në Institutin EPIK)

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme