Zëdhënësi i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ), Valmir Elezi, ka lënë të hapur mundësinë që të mërkurën të përmbyllet gjithë procesi i numërimit të votave dhe KQZ-ja të shpallë rezultatet përfundimtare.
Elezi në një intervistë në Interaktiv të KTV-së, ka thënë se nuk mund të thuhet me saktësi se procesi do të përfundojë të mërkurën, por ka mundësi që kjo të ndodhë.
Të martën nisi numërimi i votave nga diaspora pas përfundimit të atyre me kusht dhe të personave me aftësi të kufizuara.
“Besoj që nëse arrijmë që brenda një kohe optimale gjatë ditës së mërkurë të përmbyllim procesin e numërimit, KQZ-ja do të mund të shpallë rezultatet përfundimtare të këtyre zgjedhjeve. Menjëherë pas përfundimit, Qendrës së Numërimit dhe Rezultateve i duhen disa orë për të kryer procedurat që kryesisht kanë të bëjnë me tabulim të rezultateve dhe përgatitjes së tij për t’u publikuar. Nëse ta zëmë, do të arrinim që deri pasdite të përfundonim numërimin e këtyre votave nga jashtë vendit, besoj që në orët e mbrëmjes KQZ-ja do të mund të dalë me shpalljen e rezultateve përfundimtare. Por për të qenë të saktë 100 për qind, pasi është vështirë të parashikosh se kur përfundon një aktivitet zgjedhor, ne do të jemi të saktë dhe do të përditësojmë informacionet”, ka thënë Elezi.
Gjesti rrëfen në detaje se çfarë u bë shkak i ndarjes me Xhe...
Rritet çmimi i gazit dhe elektricitetit në Britani/ Inflacio...
Droni i policisë iu heq nga duart shqiptarëve 2.8 milionë pa...
Riker: Mbyllni procesin e dialogut dhe zgjidhni problemet
Përhapja e fenomenit të bullizmit në shkolla
Një i lënduar në aksidentin që ndodhi në pjesën e autostradë...