Danimarka është bërë vendi i parë në Europë që po kthen refugjatët sirianë në shtëpi, pasi e konsideron atë vend të sigurtë.
Migrantët nga vendi i shkatërruar nga lufta do të dërgohen në kampe deportimi në Danimarkë por nuk do të detyrohen të largohen, transmeton portal arbresh.info
Grupet e të drejtave të njeriut kanë frikë se disa sirianë do të ndiejnë presion për t’u larguar, edhe pse kthimi i tyre është vullnetar.
Danimarka tashmë ka hequr statusin e qëndrimit të 94 refugjatëve sirianë pasi vendosi që Damasku dhe zona përreth tij ishte e sigurt.
Rreth 1,250 sirianë janë të strehuar në Danimarkë.
Ministri danez i Emigracionit, Mattias Tesfaye, tha se refugjatët e dinin që mbrojtja ishte e përkohshme.
“Ne ua kemi bërë të qartë refugjatëve sirianë se leja e tyre e qëndrimit është e përkohshme. Ajo mund të tërhiqet nëse mbrojtja nuk është më e nevojshme”, tha ai për Daily Telegraph.
“Ne duhet t’u japim njerëzve mbrojtje për aq kohë sa nevojitet. Por kur kushtet në vendin e tyre të përmirësohen, një ish-refugjat duhet të kthehet në shtëpi dhe të rivendosë një jetë atje”.
Megjithatë, vendimi ka tronditur aktivistët danezë dhe ata ndërkombëtarë.
Steve Valdez-Symonds, drejtor i të drejtave të refugjatëve dhe migrantëve në Amnesty International UK tha: “Të kërkosh të detyrosh njerëzit të kthehen në duart e këtij regjimi brutal është një fyerje e tmerrshme ndaj ligjit të refugjatëve dhe e drejta e njerëzve për të qenë të sigurt nga persekutimi.
Lufta civile siriane, e cila filloi në 2011, u zhvillua në një konflikt të ashpër dhe nxiti akuzat për krime lufte, midis mizorive të tjera, edhe për përdorimin e armëve kimike./arbresh.info/
Olmo realizon golin e parë në Ligën e Kampionëve me Barcelon...
Rriten çmimet e vezëve, SHBA ka mungesë para festave
Si t’i manifestojmë gjërat pozitive në jetë?
Në këto vende është e ndaluar të vozitësh me xhaketë apo pal...
Pritet rritje e madhe e shitjeve të veturave elektrike
Ky lajm do t’i gëzojë fansat e PlayStation