Google ADS

Turqi, numër rekord i të infektuarve me Covid-19

23:07 | 2 Mars 2021
Trina Galanxhi

Në 24 orët e fundit, në Turqi janë regjistruar 11,837 raste me koronavirus, e cila, sipas të dhënave të Ministrisë së Shëndetësisë, është numri më i madh i njerëzve të infektuar në një ditë që nga 7 janari.

Në total, më shumë se 2.7 milion njerëz janë infektuar deri më tani në Turqi, shkruan Guardian, transmeton portal arbresh.info

Sipas të dhënave të fundit, 68 pacientë të tjerë vdiqën, duke e çuar numrin e përgjithshëm të viktimave në 28,706.

Natën e kaluar, Presidenti Recep Tayyip Erdogan lehtësoi disa nga masat kufizuese dhe hoqi bllokimin e fundjavës në ato qytete ku rreziku i përhapjes së virusit është ulur.

Në zonat më të rrezikuara, izolimi është ende në fuqi./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme