Profesori universitar Milazim Krasniqi ka thënë në një status në Facebook se Skënderbeu ka folur disa gjuhë të ndryshme, teksa shqipja ishte njëra prej tyre.
Ai po ashtu ka thënë se Skënderbeu përfaqëson një fenomen të madh në sintezën e kombit shqiptar dhe se ishte fenomen unik.
“Përveç arbërishtes, Skënderbeu i fliste edhe këto gjuhë: sllavishten, (serbisht e bullgarisht), greqishten, osmanishten, persishten, arabishten dhe italishten. Skënderbeu ishte gjeneral i sulltan Muratit II. Mandej u bë kryetar i Lidhjes së Lezhës. Në projektin e Selisë së Shenjtë ishte projektuar si komandant i Kryqëzatës. Tjetër çështje është si mund të interpretohen episode nga jeta dhe vepra e tij. Por si fillim duhet të mësohet se kush ishte dhe çka përfaqësonte. Skënderbeu përfaqëson sintezën e kombit shqiptar, që përbëhet nga ortodoks,musliman e katolik. Pra, duhet të kuptohet se ishte një fenomen unik në historinë tonë. Ky fenomen nuk duhet të jetë temë e injorantëve”, ka shkruar Krasniqi.
T’i mbijetosh dimrit me vitaminën D
Tiranë/ Policia operacion kundër lojërave të fatit, kapen di...
OKB: Viti 2024 më vdekjeprurësi për punonjësit e ndihmave hu...
Deklaratat befasuese të Oltës dhe Milaimit rreth afërsisë me...
KEK-u deklaron se performanca e këtij viti është dukshëm më ...
Sara apo Edi: Cili nga këta dy banorë e ngjalli Drilonin në ...