Google ADS

Korçë, plagosje me armë zjarri

18:26 | 2 Mars 2021
Arditë Shkodra

Një person është plagosur me armë zjarri pasditen e sotme në Korçë në lagjen nr. 5.

Mësohet që i lënduari është dhunuar fizikisht dhe më pas është plagosur në këmbë nga autori.

I. Q., rreth 45 vjeç, banues në Korçë, u dërgua në Spitalin e Korçës, ku ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Nga ana e policisë po punohet për kapjen e autorit. Nuk dihet ende shkaku i ngjarjes dhe rrethanat në të cilat ka ndodhur, ndërsa policia thotë se nisi prej një konflikti për motive të dobëta.

Korçë/Informacion paraprak

Më datë 02.03.2021, rreth orës 17:50, në lagjen nr. 5, Korçë, pas një konflikti për motive të dobëta, dyshohet se është dëmtuar në këmbë, si pasojë e përdorimit të armës së zjarrit, shtetasi I. Q., rreth 45 vjeç, banues në Korçë, i cili u dërgua në Spitalin e Korçës, ku ndodhet jashtë rrezikut për jetën. Grupi hetimor vijon punën për sekuestrimin e çdo prove të mundshme që do çojë në identifikimin dhe kapjen e autorit, si dhe sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme