Real Madridi është duke u bërë gati që të shesë Raphael Varanen dhe po presin oferta nga klubet evropiane.
Sipas asaj që raporton Todo Fichajes, presidenti Florentino Perez është i hapur për idenë e shitjes së mbrojtësit francez që ka zhgënjyer me formën e tij.
Mediumi spanjoll raporton se Varane do të largohet nga Santiago Bernabeu, me kontratën e tij që skadon në qershor të vitit 2022.
Los Blancos nuk duan të rrezikojnë që lojtari të largohet si i lirë, andaj në këtë verë presin oferta për kartonin e tij.
Raportohet se nëse ndonjë skuadër ofron 70 milionë euro, atëherë Perez do të bëjë marrëveshje.
Real Madridi ende nuk ka ndonjë shënjestër për të zëvendësuar Varanen, por që mund të ofrojnë David Alaban që tashmë ka konfirmuar se do të largohet nga Bayern Munichu me të përfunduar ky sezon. /Telegrafi/
Dhimbja që “udhëton” nga shpatulla në bërryl shkaktohet zako...
Ismajli gati për hapin e madh në karrierë, ai refuzon rinovi...
Mbappe: Bilbao më bëri mirë, mund të bëj shumë më tepër
“Duhet të luftojmë”, Zelensky tregon çfarë i duhet Ukrainës ...
Të paktën 28 të vrarë nga sulmet në Gaza
Kurti mërgatës: Paramendojeni çfarë bëjmë 37 mijë votat ju m...