Qeveria gjermane është duke planifikuar që ta zgjasë afatin e masave kufizuese deri më 28 mars.
Edhe pse disa masa do të lehtësohen nga java e ardhshme, thuhet në një draft-dokument, i cili do të shqyrtohet nga kancelarja Angela Merkel, shkruan Reuters transmeton portali arbresh.info
Kancelarja gjermane pritet që të mërkurën të diskutojë me 16 liderët rajonalë për mundësitë e lehtësimit të masave në kohën kur numri i rasteve me Covid-19 në Gjermani ka arritur në mbi 2.4 milionë, ndërsa publiku është i zemëruar nga kufizimet dhe nga shpërndarja e ngadalshme e vaksinave.
Draft-dokumenti, i parë nga agjencia Reuters, thotë se duke filluar nga 8 marsi, do të lejohet takimi i më së shumti tetë personave nga dy shtëpi të ndryshme, duke përjashtuar fëmijët nën moshën 14-vjeçare. Tani lejohet takimi i vetëm dy personave nga dy shtëpi të ndryshme.
Sipas këtij drafti, do të lejohet hapja e dyqaneve të luleve, librarive, qendrave për kopshte, salloneve për tatuazhe dhe rregullimin e thonjve si dhe sallonet për masazh.
Në draft-dokument bëhet thirrje që Gjermanët t’i shmangin udhëtimet brenda dhe jashtë vendit, duke shtuar se, megjithatë, vizitat tek të afërmit do të lejohen gjatë ditëve të festës. /arbresh.info/
Pacolli të shtunën takim humanitar në Gjermani
Mbappe nuk do të jetë më kapiten i Francës? – gazeta L’Equip...
Kurti mirëpriti në takim lamtumirës Ambasadorin e Bullgarisë...
Dy të plagosurit në Vranjevc po i ruan policia në QKUK, u ca...
Shtyhet seanca ndaj Kobrës, seancën e radhës pritet të dëgjo...
Aliu: Mbi 16 milionë euro për zgjerimin e rrugës në hyrje të...