Google ADS

Marshi “kundër uzurpimit të ulëseve në Kuvend”

12:31 | 2 Mars 2021
arbresh.info

Me moton Demokracia ka dështuar, “Naša Incicjativa”, kanë marshuar nga sheshi “Zahir Pajaziti”, deri të Kuvendi i Kosovës.

Osman Gjugjeviç përfaqësues i këtyre partive tha se me këtë po uzurpohen ulëset e tyre në Kuvend.

“Kundër uzurpimit të ulëseve të minoriteteve në Kuvend. Kushtetuta na e siguron këtë. Kjo është një shkelje e të drejtave të minoriteteve. Ne do të përdorim të gjitha mekanizmat ligjor për të fituar”, është shprehur ai, raporton arbresh.info.

Ky marsh po zhvillohet nga partitë e përfaqësuesve të komuniteteve jo shumicë në Kosovë të cilat kanë mbetur jashtë ulëseve të Kuvendit në zgjedhjet e 14 shkurtit./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme