Prishtinasi has në mjet shpërthyes ndërsa renovon banesën

11:37 | 2 Mars 2021
V. S.

Njësia e deminimit e Policisë së Kosovës ka bërë dje në Prishtinë, tërheqjen e një mjeti shpërthyes.

Ky mjet i dyshimtë, u gjet nga një qytetar i cili kishte njoftuar policinë se gjatë renovimit të banesës së tij në rrugën Ilaz Kodra, ka hasur në të.

Lidhur me këtë rast, nuk raportohet për ndonjë incident./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme