Është e papranueshme ndërhyrja nga një vend i huaj në tjetrin, kështu i komentoi fillimisht kryeministri Zoran Zaev ngjarjet e fundit në Bullgari, ku presidentit Rumen Radev kërkoi nga shërbimet bullgare që të bënin gjithçka dhe të merrnin masa për të mbrojtur të drejtat e bullgarëve në Maqedoni.
“Shpresoj që të jetë një takim informues nga i cili ata dëshirojnë të mbledhin informacion nga qytetarë që janë përcaktuar për origjinë bullgare, nëse diku disa të drejta nuk u njihen ose nuk u respektohen. Përzierja e një vendi të huaj në një vend tjetër nuk lejohet. Ne këtë e kemi deklaruar edhe në Marrëveshjen për Fqinjësi të Mirë me Bullgarinë”, tha mes tjerash Zaev./alsat
Hamza premton Fond Shtetëror të Bursave: 25 milionë euro çdo...
Arb Manaj, futbollisti më i mirë i muajit dhjetor tek Drita
Prokurorja thotë se është vërtetuar që në veprimet e Çedomir...
Çmimet e barnave të unifikuara nga 1 janari, Kurti: Edhe një...
Sali Berisha i bashkohet protestës së opozitës në Tiranë: Nu...
Shkëlqeu ndaj ish-skuadrës së tij, Hot “MVP” i javës