Google ADS

Mevlani i kthehet keq Antonelës dhe Ledjanës

08:23 | 2 Mars 2021
A. B.

Mevlani ka treguar se është mes dy vajzave në “PërPuthen”, Ledianës dhe Antonelës.

Megjithatë, Mevlani duket se po dyshon që dy vajzat po bëjnë lojë, duke i paralajmëruar që të mendohen mirë para se të bëjnë diçka të tillë “se ju nxjerr blof”.

Antonela iu drejtua duke i thënë se, sipas saj, Mevlani po tregon se në të vërtetë nuk pëlqen asnjërën nga vajzat.

Debati:

Mevlani: Mendojeni mirë para se të luani me mua se ju nxjerr blof të dyjave Antonela: Kjo do të thotë që ty nuk të pëlqen asnjëra nga ne, un po luaj me fytyrën time…

Mevlani: Jo ti po luan me mua se… Antonela: Ti nuk je i zoti me i nda personat, ti je duke u tall me mua, ndihem e përdorur

Mevlani: Pse se pëlqen një person? Antonela: Unë kam vuajtur nga zhgënjimet. Mevlani: I tërheq mbrapsht ato që ke thënë? Antonela: Unë të thash që nuk ta vë vizën, por tërhiqem për momentin.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme