Anëtarja e kryesisë së Lëvizjes Vetëvendosje, Albulena Haxhiu, gjersa e ka komentuar rastin e revokimit të fletë arrestit të nënkryetarit Milan Radojçiq, i dyshuar për vrasjen e politikanit Oliver Ivanoviq, ka thënë se mund t’i ketë bërë favor ndonjë eksponenti shqiptar, teksa theksin e ka vënë tek Haradinaj, që i është larguar drejtësisë.
Haxhiu, ka thënë se për subjektin politik të cilën kjo e përfaqëson, kjo çon në dyshimet që ai e ka marrë revokimin si “shpërblim” ndaj ndonjë favori që i është bërë ndonjë eksponenti shqiptar. Ish-ministrja e Drejtësisë, së këndejmi, ka përmendur edhe takimin e Radojçiqit me kreun e AAK’së, Ramush Haradinajn.
“Për VV kjo çon tek dyshimet se ky (Radojçiq) po merr shpërblim për ndonjë favor që ka bërë, qoftë me eksponentë shqiptarë. Ju e dini se z. Haradinaj e ka pasë në zyrë Radojçiqin”, ka deklaruar ajo në T7.
Përveç kësaj, Haxhiu e ka akuzuar shefin e Listës Serbe për, siç e quan ajo, “terrorizim” të komuniteteve jo-shumicë në Kosovë.
“…I cili për vite me radhë e ka mbajtur në terror vendin tonë dhe ka terrorizuar të gjitha komunitet pa dallim e përjashtim, është përfshirë në afera shumë të rënda kriminale, po ashtu është edhe i dyshuari kryesor për vrasjen e Ivanoviqit”, ka shtuar ajo.
Kryeministri izraelit, Benjamin Netanyahu miraton “në ...
Mehmetaj gjen “një dallaver tjetër mbi 100 mijë euro” në min...
PS propozon datën 11 maj për zgjedhjet parlamentare
Real Madridi merr një goditje të rëndë, konfirmohet lëndimi ...
Sara: Dua të heq anash çdo emocion
Fjalimi i Presidentes, Tahiri: Deklaratat se nuk mund t’i be...