Anëtarja e Kryesisë së Lëvizjes Vetëvendosje, Albulena Haxhiu ka thënë se ende nuk janë ndarë përgjegjësitë brenda Vetëvendosjes. Ajo thekson se Albin Kurti do të jetë kryeministër i ardhshëm i Kosovës.
Haxhiu në DPT te Fidani tha se brenda kësaj jave ose javën tjetër do t’i ndajnë përgjegjësitë.
E pyetur se a do të jetë sërish ministre e Drejtësisë, Haxhiu tha se do të jetë aty ky Vetëvendosja e sheh si të rëndësishme.
“Albin Kurti do të jetë kryeministri i ardhshëm i Kosovës. Ende s’është që i kemi ndarë përgjegjësitë, besoj se brenda kësaj jave ose javës tjetër varësisht kur do të certifikohen rezultatet e zgjedhjve. Por besoj që gjatë ditëve në vijim do t’i ndajmë përgjegjësitë brenda organizatës tonë”, tha Haxhiu.
“Ajo që dihet tashmë është se Albin Kurti do të jetë kryeministëri i ardhshëm i Kosovës, për këtë jo vetëm që Vetëvendosja e ka pasur si propozim por edhe qytetarët me rezultatin e zgjedhjeve kanë dëshmuar që e duan që Albin Kurti të jetë kryeministër i Kosovës. Nuk është që i kemi ndarë përgjegjësitë unë do të jem aty ku Vetëvendosja e sheh të rëndësishme”, shtoi ajo.
Anisa ia kap flokët Xhenetës – përplasje e ashpër mes tyre
Kanada, Kryeministri Trudeau dënon protestat e dhunshme në M...
Sulmohet me raketa agjencia paqeruajtëse e OKB-së në Liban
Stuhi, reshje shiu dhe dëbore godasin Shtetet e Bashkuara
Mali i Zi “plotësisht gati” që ura mbi lumin Buna të përfund...
Rina Balaj dhe Mato Lale publikojnë këngën “Të dy”