Meta: Nëse preket vota, do pritet një dorë

20:26 | 1 Mars 2021
Trina Galanxhi

Presidenti Ilir Meta është shprehur se zgjedhjet e 25 prillit do të jenë një referendum, përmes të cilit do të bëj të mundur çeljen e negociatave me Bashkimin Europian.

Në një intervistë për “News24”, Meta tha se nëse do ketë manipulim të zgjedhejeve, do “pritet një dorë”.

Presidenti ka thënë se zgjedhjet do të mbahen në një 25 prill dhe nëse do të ketë përpjekje për grusht shteti.

“Zotit Basha dhe znj.Kryemadhi u kam bërë të qartë së zgjedhjet do te bëhen me 25 prill, pavarësisht se mund te provokohen apo nëse do këtë ndonjë përpjekje për grusht shteti. Nuk më intereson fare çfarë ka bërë zonja Kryemadhi. Ajo që nuk ia fal zonjës Kryemadhi si kryetare e LSI-së, është lënia e mandateve në Parlament. Në demokraci nuk ka asnjë cm boshllëk dhe çdo boshllëk që e lë opozita shkon në interes të kapjes së pushtetit. Unë jam në krye të shtetit. Mua më intereson që vota e qytetarit të jetë e barabartë. Vetëm referendumi i 25 prill i çel negociatat. Zgjedhjet janë çdo gjë. Këtë duhet ta kuptoj çdo qytetar. Çdo qytetar i shet votën nuk ka të drejtë t’i kërkojë atij që e qeveris nesër llogari. E dyta, çdokush që nuk shkon të votojë nuk ka të drejtë të ankohet. Më 25 prill do t’ia bëjmë me dije CNN, Al Jazera se jemi popull shqiponjash dhe jo popull sorrash. Një votë po u prek, do pritet një dorë.”- theksoi Meta./ Opinion.al

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme