Kurti tregon se çka i tha Lajçakut për dialogun me Serbinë

20:10 | 1 Mars 2021
Trina Galanxhi

Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, duket se nuk është bindur as pas takimit me Përfaqësuesin Special të BE-së për dialogun Kosovë-Serbi që dialogu të jetë prioriteti i parë ose i dytë.

“Më informoi me procesin e dialogut në përgjithësi. Unë shpjegova edhe një herë që ne i kemi fituar këto zgjedhje me programin tonë që përqendrohet te drejtësia dhe punësimi, se jemi në kushtet e pandemisë COVID-19, dhe se nuk jemi kundër dialogut, por e duam parimor dhe të përgatitur mirë”, raporton blic, transmeton portali arbresh.info

“Nuk mund të jetë prioriteti i parë ose i dytë, sepse janë drejtësia dhe punësimi. Nuk e mohoj rëndësinë e dialogut – edhe për BE-në, Kosovën dhe Serbinë dhe rajonin, por më e rëndësishmja është që ky dialog të jetë i përgatitur mirë. Të jetë dialog i sinqertë në të cilin nuk jemi në presionin e kohës, por jemi me përkushtimin për substancë”.

Mirosllav Lajçak të martën në mëngjes do të takohet edhe me ushtruesen e detyrës së presidentes, Vjosa Osmanin.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme