Kurti tregon se a kanë diskutuar për hartën e Lajçakut, ku Kosova u pa si pjesë e Serbisë

19:51 | 1 Mars 2021
Trina Galanxhi

Ka përfunduar takimi mes përfaqësuesit special të BE-së për dialogun Kosovë-Serbi Mirosllav Lajçak, dhe kryetarit të Lëvizjes Vetëvendosje Albin Kurti i cili foli për media.

Kurti u pyet nga gazetarët se a është diskutuar gjatë takimit për hartën e publikuar nga Lajçak ku Kosova u pa si pjesë e Serbisë, raporton Periskopi.

Kurti tha se nuk e ka pyetur atë për këtë hartë.

“Nuk kemi diskutuar për atë”, tha Kurti pas përfundimit të takimit.

Harta ku Kosova u paraqiti si pjesë e Serbisë u pa në një konferencë virtuale të Lajçakut dhe e cilat solli reagime të shumta në vend.

BE për këtë hartë tha se ka qëndrim neutrale teksa Lajçak pati publikuar përsëri të njejtën hartë, ku sqaroi se Kosova nuk u paraqit si pjesë e Serbisë.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme