Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Enver Hoxhaj, i shoqëruar nga anëtari i kryesisë Muzafer Shala, ka pritur sot në takim ambasadorin e Britanisë së Madhe në Kosovë, Nicholas Abbott.
Gjatë këtij takimi u diskutua për gjendjen e krijuar nga pandemia Covid 19, ku u shpreh shqetësimi për vonesën në sigurimin e vaksinës anti-Covid për popullatën dhe ndikimin që ka pasur pandemia në ekonominë e vendit.
Tutje, Hoxhaj dhe Abbott kanë folur edhe për situatën aktuale politike në vend, pas përfundimit të zgjedhjeve të 14 shkurtit.
Hoxhaj duke thënë se PDK do të jetë opozitë konstruktive e qeverisë, ka theksuar se është e nevojshme që sa më parë të konstituohet Kuvendi dhe të formohet qeveria e re.
Ai ka falënderuar ambasadorin britanez për mbështetjen e dhënë Kosovës gjatë kësaj periudhe dhe ka thënë se vendit i duhet edhe më tej përkrahja nga partnerët ndërkombëtarë në aspektin e konsolidimit të brendshëm dhe të jashtëm, rimëkëmbjen ekonomike, çështjet e sigurisë dhe sundimit të ligjit./arbresh.info/
E quajti kryeministrin “hajvan”, largohet nga ko...
“1432 Engjëj” vjen nga Shkurte Fejza dhe Besiana Behluli
Edhe presidenti i Italisë uron 17-vjetorin e Pavarësisë së K...
Kurti jep detaje rreth takimeve që pati në Konferencën e Sig...
BBC: Evropa ka dërguar më shumë ndihmë në Ukrainë se sa SHBA
Adrola Dushi, më e ëmbël se rrushi