“I burgosuri Sasho Mijallkov është në burgun hetues Shkupi, deri në aktgjykimin e plotfuqishëm, ndërsa ku do ta vuajë dënimin me burg, varet nga gjykatësi për vuajtjen e dënimeve”.
Këtë sot e deklaroi drejtori i Drejtorisë për vuajtjen e dënimeve Marjan Spasovski. Ai u shpreh i bindur për sigurinë e Mijallkovit dhe të dënuarve tjerë.
“Është përgatitur plan i sigurisë konkretisht për të paraburgosurin Sasho Mijallkov, për lëvizjen e tij, konkretisht shëtitjen dhe janë alarmuar të gjitha protokollet e sigurisë dhe procedurat operative standarde, për të mos ardhur te ndonjë incident”, tha Spasovski, i cili së bashku me ministrin e Drejtësisë Bojan Mariçiq dhe drejtorin e Entit Shtetëror për Statistika Apostoll Simovski, kryen mbikëqyrje në regjistrimin e të burgosurve në Kshanje të Kumanovës.
Spasovski informoi se në këtë moment nuk ka persona pozitiv me COVID-19 në asnjë burg, e as të dyshuar./Telegrafi/
S’ka gola në Ferizaj
Hamza: Bashkatdhetarët në Köln u bashkuan me ne për ta bërë ...
Rama: Fitorja jonë në 2025 duhet të jetë përfundimtare, shpë...
Nga çdo kontinent, Kosova paguan qindra miliona për import t...
Edhe 17 ditë afat për certifikim të partive, ende asnjë apli...
USAID 25 vjet në Kosovë, Ambasada amerikane: Riafirmim i për...