Përfaqësuesit e Sindikatës së Shërbimit Korrektues të Kosovës, kanë marrë premtime nga kryeministri në detyrë, Avdullah Hoti se do të përfshihen në pagat shtesë që nga ky muaj, e që deri më tash nuk ishin të përfshirë, që ishte arsyeja e protestës së tyre para Qeverisë.
Pas këtij premtimi ata kanë ndërprerë protestën e tyre.
Frashër Rracaj nga Shërbimi korrektues tha se gjatë takimit që patën brenda qeverisë me kryeministrin në detyrë, Avdullah Hoti kanë marre premtime që kërkesat e tyre të realizohen brenda muajit mars dhe me këtë protesta tyre përfundoj.
“Ne sapo përfunduam takimin me kryeministrin në detyrë dhe me ministër në detyrë të financave dhe na premtuan që edhe Shërbimi Korrektues të përfshihen në shtesa që nga muaji mars, dhe ngjarjet buxhetore të behën në mbledhje të qeverisë. Protestat pezullohen përkohësisht deri në vendimin e qeverisë që pritet të merret në mbledhjen e parë për muajin mars. Kjo ka qenë kërkesa jonë e vetme drejtuar qeverisë së Kosovës që edhe ne të përfshihemi në këtë ligj”, tha ai./EO/
T’i mbijetosh dimrit me vitaminën D
Tiranë/ Policia operacion kundër lojërave të fatit, kapen di...
OKB: Viti 2024 më vdekjeprurësi për punonjësit e ndihmave hu...
Deklaratat befasuese të Oltës dhe Milaimit rreth afërsisë me...
KEK-u deklaron se performanca e këtij viti është dukshëm më ...
Sara apo Edi: Cili nga këta dy banorë e ngjalli Drilonin në ...