Ministrja e Mbrojtjes, Radmilla Shekerinska dhe ambasadorja e SHBA-së Kejt Meri Bërns, sot në kazermën “Gjorqe Petrov” realizuan pranim-dorëzimin e 1.269 pushkëve automatike M-4 në vlerë prej 1.2 milion dollarëve, që do të shfrytëzohen për nevojat e Armatës së Republikës së Maqedonisë së Veriut.
“Në këtë proces me të vërtetë kemi aleatë. Dua të them se kjo është vetëm një pjesë e pajisjeve që do t`i pranojmë, numri i përgjithshëm i këtyre pushkëve automatike është mbi 2 mijë, është siguruar edhe pajisje mbrojtëse shtesë dhe elemente që i përkasin çdo ushtari, dhe elemente që i përmirësojnë kapacitete e tyre, ndërsa gjatë 2020 presim armatim shtesë”, tha mes tjerash Shekerinska.
“Kjo paraqet edhe një shembull se si punojmë së bashku që të jemi të sigurt që forcat e tona, kur të luftojnë së bashku dhe kur të trajnohen së bashku, të jenë sa më `interoperativë`, dhe të forcojnë interoperativën jo vetëm me SHBA-të, por edhe me vendet tjera anëtare në NATO”, tha ambasadorja e SHBA-së në Shkup, Kejt Meri Bërns./alsat.m/
Ministri Peci ndau grant për vëllain e deputetes Fitore Paco...
Kurti: Historikisht, rinia ka qenë nismëtare e vendimeve dhe...
Kumbaro ndan postimin e gazetës gjermane për Shqipërinë: Ven...
Policia e Kosovës konfiskon armë dhe uniforma ushtarake të S...
Përfundon seanca e sotme në rastin ndaj Thaçit dhe të tjerëv...
Presidentja ia kthen Kuvendit në rishqyrtim edhe një ligj, a...