Policia e Kosovës ka raportuar raste të vjedhjeve nëpër rajonet e Kosovës.
Një vjedhje e veturës është raportuar në Prishtinë, në mes të ditës.
“Ankuesja femër kosovare ka raportuar se nga persona NN i është vjedhur automjeti i saj WV Tiguan. Sipas viktimës vetura ishte në pronësi të një personit tjetër pasi që ajo ende nuk e kishte regjistruar veturën në emrin e sajë, posedon kontratën e noterizuar”, thuhet në raport, shkruan arbresh.info.
Një vjedhje, e cilësuar si e “rëndë” ka ndodhur në Gjilan në natën ndërmjes 27 dhe 28 shkurtit.
“Ankuesi mashkull kosovar ka raportuar se nga persona të pa njohur i janë vjedhur një lopë dhe një viç nga shtalla e tij. Rasti nën hetime nga njësitet policore”, thuhet në raport.
Për vjedhjen e 31 janarit, në Prizren, është arrestuar të dielën një person.
“Me datë 28.02.2021 lidhur me rastin pas punës hetimore është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar nën dyshimin se i njëjti ka kryer veprën e lartcekur. Me urdhër të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje”, thuhet në raportin e policisë.
Në orët e para të mëngjesit të së dielës, raportohet se në Vushtrri, i janë vjedhur një personi në lokal pako me cigare.
“Ankuesi mashkull kosovar ka raportuar se persona të pa njohur nga lokali i tij kanë vjedhur disa pako me cigare dhe janë larguar me një veturë me targa finlandeze. Zyrtari i sigurimit deri sa ka qenë në ndjekje të veturës së dyshuar ka vërejtur se njëri nga personat e dyshuar ka shtënë me armë zjarri dhe kanë ikur. Në vendin e ngjarjes është gjetur dhe konfiskuar një gëzhojë e cila dyshohet të jetë e pistoletës kalibri 9mm. Rasti vazhdon të hetohet nga njësitet policore”, thuhet në raportin e policisë./arbresh.info/
Në zonën 60 km/h voziti 117 km/h, policia shqipto gjobë prej...
Hamzën në Hannover dhe Köln: Kosova është shtëpia jonë e për...
Vazhdojnë paraqitjet e mira të Zhegrovës – shpallet lojtari ...
Osmani: Kosova dhe Kanadaja do ta fillojnë Programin e Bashk...
Haradinaj: Kosova direkt në NATO, është kthesa e madhe për K...
Erdogan synon rritjen e tregtisë me Rusinë