Google ADS

Prodhimi i Bitcoin, ja sa rrymë harxhohet

12:04 | 28 Shkurt 2021
Arbresh.info

Prodhimi i Bitcoin kërkon sasi të mëdha të energjisë elektrike.

Përdorimi i energjisë për të prodhuar Bitcoin është një faktor kryesor që e bën kriptovalutën jo tërheqëse për investitorët institucionalë.

“Në jemi shumë të alarmuar, jam i sigurt se janë edhe të tjerët në lidhje me aspektin mjedisor”, ka thënë Fahad Kamal – shef i investimeve në bankën Kleineort Hambros të SocGen, transmeton Klan Kosova.

Sipas tij, është tronditës fakti se sa shumë energji duhet të shfrytëzohet për prodhimin e Bitcoin.

Gjithashtu edhe një studim i kryer nga Universitetit i Kembrixhit ka gjetur se për prodhimin e Bitcoin përdoret më shumë energji elektrike çdo vit sesa që përdorin Argjentina dhe Ukraina së bashku.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme