Këngëtarja Taylor Swift është detyruar të anullojë për herë të dytë koncertin e saj, pasi e anulloi për herë të parë në prill të vitit që lamë pas.
E mërzitur, Taylor i ka treguar fansave se korona e ka detyruar ta bëjë këtë, duke shtuar se s’mund të japë dot një datë të saktë se kur do të mbajë një koncert.
“Më vjen keq që duhet t’iu jap këtë lajm, por turi im është shtyrë sërish për shkak të pandemisë. Më vjen keq që nuk mund t’ju thua shoh nga afër. Mezi po pres që e gjithë kjo të mbarojë dhe të performoj sërish para jush”- ka thënë Taylor.
Këngëtarja është treguar gjithnjë shumë e rezervuar për jetën e saj private, por në muajin dhjetor ka ndarë disa detaje shumë interesante për lidhjen me Joe Alwyn. Këngëtarja ka treguar se lidhja e tyre është forcuar akoma më shumë pas këngëve të trishta dhe nga dashuria për shkrimin e këngëve të tilla. Joe ka marrë pjesë në dy albumet e fundit të Taylor, Folklore dhe Evermore, duke shkruar nën emrin William Bowery.
“Joe dhe unë i duam shumë këngët e trishta. Ne jemi lidhur akoma më shumë nga muzika. Ne shkruajmë këngët më të trishta. I dashurojmë vërtetë këngët e trishta. Çfarë mund të them? Ishte një surprizë që nisëm të shkruanim bashkë”, ka thënë Taylor në një emision.
Ajo ka treguar se i dashuri e ka prezantuar gjithmonë me këngë të cilat nuk i ka dëgjuar më parë dhe që më pas i ka bërë pjesë të të preferuave të saj. Taylor tha se Joe u kthye në bashkëpunëtorin e saj më të mirë gjatë ditëve të izolimit.
“Mendoj se nuk do e kishim marrë këtë hap nëse nuk do të kishim qenë në izolim, mendoj se nuk o të kishte ndodhur dhe jam shumë e lumtur që ndodhi”, është shprehur artistja./lapsi/
T’i mbijetosh dimrit me vitaminën D
Tiranë/ Policia operacion kundër lojërave të fatit, kapen di...
OKB: Viti 2024 më vdekjeprurësi për punonjësit e ndihmave hu...
Deklaratat befasuese të Oltës dhe Milaimit rreth afërsisë me...
KEK-u deklaron se performanca e këtij viti është dukshëm më ...
Sara apo Edi: Cili nga këta dy banorë e ngjalli Drilonin në ...