Ish-kreu i Bashkimit Sovjetik, Mikhail Gorbaçov, shpreson se marrëdhëniet mes Rusisë dhe Bashkimit Europian do të përmisohen.
Marrëdhëniet mes dy Rusisë dhe BE-së kanë pësuar një rënie drastike pas aneksimit të Krimesë nga ana e Rusisë në vitin 2014, pasuar më pas me planet e supozuara për vrasje nëpër Europë, akuza për ndërhyrje në zgjedhje dhe helmimin dhe burgosjen e kritikut të Kremlinit, Alexei Navalny, transmeton portal arbresh.info
Gorbaçov, udhëheqësi i fundit i Bashkimit Sovjetik dhe fitues i Çmimit Nobel për Paqë në 1990, tha se një gjuhë e përbashkët mund të gjendej edhe pse marrëdhëniet janë në pikën e tyre më të ulët që nga Lufta e Ftohtë.
“Nuk ka nevojë që të kemi frikë nga negociatat”, tha ai për Inferfax.
“Vetëm negociatat, vetëm takimet në nivel të lartë, mund të sjellin rezultat pozitiv dhe unë besoj në këtë që po them”, shtoi ai.
“Ne duhet ta kuptojmë që të gjithë jemi europianë, dhe kjo do të thotë që ne mund të negociojmë”, shtoi ai.
Në një intervistë me Interfax, Gorbachev, i cili do të festojë ditëlindjen e tij të 90-të të martën, gjithashtu u bëri thirrje Presidentit rus Vladimir Putin dhe homologut të tij amerikan Joe Biden të zhvillojnë një takim ballë për ballë dhe të bisedojën në lidhje me armët bërthamore.
“Gjëja kryesore sot është të parandalojmë një luftë bërthamore,” tha Gorbaçov. “Në mënyrë që të bëjmë përparim, ne duhet t’i afrohemi njëri-tjetrit në mënyrë të hapur”.
Ai tha se përvoja e tij me Presidentin e SHBA Ronald Reagan në vitet 1980 tregoi se udhëheqësit e dy fuqive kryesore bërthamore mund të arrinin shumë në çështjet e sigurisë globale nëse dëshironin.
Uashingtoni dhe Moska nënshkruan disa marrëveshje për çarmatim në kohën kur Gorbaçov ishte në pushtet.
Rusia dhe Shtetet e Bashkuara së bashku zotërojnë rreth 90 përqind të armëve bërthamore në botë./arbresh.info/
Të paktën 11 të vrarë, 89 të plagosur nga sulmi rus në Ukrai...
4.9 milionë vizitorë në zonat e mbrojtura në Shqipëri, Kumba...
Fshehën kokainën në lëkurë të kafshëve, të dyshuarit dalin s...
Ismaili: Sektori financiar në Kosovë stabil dhe mirë i kapit...
“E lirë je prej meje”, a po ftohen raportet mes Gjestit dhe ...
Deponim dhe kundërmim, kriza me mbeturina në shtetet e Ballk...