Qindra njerëz dolën sot në rrugët e Dublinit për të protestuar ndaj masave të izolimit për shkak të rritjes së numrit të infeksioneve në vend.
Protesta e nisur në mënyrë paqësore, ka përfunduar në të dhunshme, transmeton portali arbresh.info
Policia u përplas me protestuesit që përpiqeshin të depërtonin në parkun kryesor, njoftoi televizioni RTE.
Disa njerëz janë arrestuar, ndërsa qeveria ka dënuar dhunën.
“Nuk ka asnjë justifikim për dhunë ndaj policisë ose askujt,” tha zëvendës kryeministri Leo Varadkar në Tëitter.
Qeveria irlandeze ka njoftuar se do të zgjasë masat e rrepta deri me 5 prill, edhe pse shkollat do të rihapen gradualisht nga dita e hënë./arbresh.info/
Policia shqiptoi mbi 1 mijë e 800 gjoba trafiku për 24 orë
Kandidati prorus prin në zgjedhjet presidenciale në Rumani
Osmani udhëtoi për vizitë pune në Kolumbi
Kumbaro ndan pamje nga pazari i Gjirokastrës nën atmosferën ...
Vdekja e një punëtori në Prizren, arrestohen tre menaxherët ...
Pacolli uron një javë të mbarë: Qofshi gjithmonë të lumtur d...