Dhimbje koke, pagjumësi, lodhje … Si ta përballoni ndryshimin e papritur të motit?

23:30 | 27 Shkurt 2021
Trina Galanxhi

Ndryshimet e papritura të motit mund të jenë fajtori kryesor për probleme të ndryshme shëndetësore. Moti që ishim dëshmitarë këtë muaj solli dhimbje koke për shumë njerëz.

Ndryshimet e temperaturës ndikojnë në presionin e gjakut, në shëndetin e zemrës dhe qarkullimin e gjakut në përgjithësi, të cilat përfundimisht mund të çojnë në probleme të ndryshme shëndetësore si dhimbje koke, pagjumësi dhe lodhje. Shpesh shoqërohen edhe me  ndjenja nervozizmi.

Më poshtë janë disa mënyra që tregojnë se si ta përballoni më lehtë ndryshimin e motit, transmeton portali arbresh.info

Ndiqni parashikimin e motit dhe përgatitni trupin për ndryshimet në temperaturë

Ashtu siç kontrolloni temperaturën çdo mëngjes para se të dilni për të vendosur se çfarë duhet të vishni, kështu kontrolloni nëse temperaturat e mëngjesit dhe ditës janë rrënjësisht të ndryshme për të përgatitur trupin tuaj për atë që do të vijë. Nëse jeni nga ata njerëz që janë më të ndjeshëm ndaj ndryshimeve të motit, mund të merrni paracetamol në simptomat e para të një dhimbje koke dhe të heqni qafe atë dukuri të pakëndshme.

Dilni në natyrë

Çdo formë e aktivitetit fizik që zgjat të paktën gjysmë ore në ditë do ta bëjë organizmin më të qëndrueshëm dhe rezistent ndaj ndryshimeve të motit. Është edhe më mirë nëse aktiviteti fizik zhvillohet në natyrë në ajër të pastër. Nuk ka rëndësi nëse keni vendosur të ecni shpejt ose ndonjë formë tjetër e trajnimit aktiv, aktivitetet në natyrë do t’ju ndihmojnë të heqni qafe stresin dhe të ndiheni më mirë, dhe ato gjithashtu mund të zvogëlojnë shanset tuaja për të pasur një dhimbje koke.

Dietë e larmishme dhe plot vitamina

Një dietë e shëndetshme dhe e duhur e pasur me fruta dhe perime është një parakusht i mirë për zbutjen e pasojave negative të motit. Përveç një diete të larmishme, pirja e rregullt e ujit është gjithashtu e rëndësishme. Rekomandohen të pihen prej 2 deri në 3 litra ujë në ditë.

Zëvendësoni kafenë me çaj bimor

Për t’ju ndihmuar të përballeni me meteoropatinë, mund të kërkoni ndihmë duke u relaksuar me pije të ndryshme bimore ose duke e pasuruar vaktin tuaj me shtesa të ndryshme dietike. Çajrat bimorë ndihmojnë në qetësimin e nervave./arbresh.info/

Të ngjashme