Gjithnjë e më shumë po flitet për një simptomë tjetër të fshehur të koronavirusit, që zakonisht po prek gratë.
Disa studime thonë se një nga simptomat e fshehura të Covid-19 është kostokondriti, transmeton portal arbresh.info
Dr. Anthony Fauci kohët e fundit foli për sindromat me të cilat përballen njerëzit gjatë dhe pas shërimit nga koronavirusi. Një nga shumë simptomat që përmendi është kostokondriti, por edhe miokarditi.
Kostokondriti është një inflamacion i kërcit që lidh brinjët me sternumin. Është proces inflamator që zakonisht prek disa brinjë, zakonisht në të njëjtën anë të sternumit dhe konsiderohet si gjendje që mund të sjell dhimbje.
Zakonisht është një inflamacion jo-specifik që është primar, megjithëse nganjëherë mund të ndodhë si pjesë e sëmundjeve të tjera – të tilla si sëmundje inflamatore reumatizmale ose madje tregojnë një tumor në trup, por këto janë raste shumë të rralla. Disa hulumtime kanë treguar se kostokondriti është më i zakonshëm tek gratë. Simptoma kryesore që pacientët raportojnë tek mjeku është dhimbja në gjoks.
Detyra e parë e mjekëve të kujdesit parësor është të përjashtojnë mundësinë e infarktit akut të miokardit ose sulmit në zemër. Me palpim, pra presion në vendin e dhimbjes, mjeku tashmë zbulon një problem të mundshëm, si dhe frymëmarrjen e thellë dhe lëvizjet e duarve të pacientit. Këto janë vetëm hapat e parë në diagnozë. Pacientit më pas i bëhet një elektrokardiogramë.
Kjo gjendje trajtohet me analgjetikë dhe ilaçe anti-inflamatore, kryesisht ilaçe anti-reumatizmale josteroide.
Ekspertët thonë që menjëherë duhet të paraqiteni të mjeku nëse ndjeni dhimbje në gjoks./arbresh.info/
Pacolli uron një javë të mbarë: Qofshi gjithmonë të lumtur d...
Fahrije Hoti sot mban konferencë për media: Do t’i demantojm...
Vetplagoset me armë zjarri në person në Gllogoc
MINT prezanton thirrjet për aplikim në kuadër të Fondit të S...
Sot nis ndërtimi i Parkut Industrial në Drenas, marrin pjesë...
Mo Salah bëri histori me fanellën e Liverpoolit pas dy golav...