Teksa infektimet me koronavirus po vazhdojnë të rriten anë e mbanë botës, njësoj po rritet edhe numri i pacientëve që po shërohen.
Sipas World Meters që nga fillimi i pandemisë e deri tani janë infektuar 114 milionë e 260 mijë e 431 persona, kanë vdekur 2 milionë e 534 mijë e 398 persona dhe janë shëruar 89 milionë e 823 mijë e 329 pacientë.
Rajoni më i goditur në botë nga COVID-19 mbeten Shtetet e Bashkuara të Amerikës me 29 milionë e 187 mijë e 062 të infektuar, 524 mijë e 383 pacientë të vdekur dhe 19 milionë e 593 mijë e 781 të shëruar.
Vendin e dytë e zë India me 11 milionë e 96 mijë e 440 të prekur, 157 mijë e 87 viktima dhe 10 milionë e 773 mijë e 275 të shëruar.
Brazili zë vendin e tretë me 10 milionë e 457 mijë e 794 të infektuar, 252 mijë e 988 të vdekur dhe 9 milionë e 355 mijë e 974 të shëruar.
Kujtojmë se virusi korona për herë të parë u përhap në Wuhan të Kinës dhjetorin e vitit të kaluar, teksa deri tash është përhapur në mbi 188 vende të botës – ku rajonet më të goditura janë Amerika dhe Europa.
Fillojnë punimet për modernizimin dhe përmirësimin e sistemi...
Kryeministri izraelit, Benjamin Netanyahu miraton “në ...
Mehmetaj gjen “një dallaver tjetër mbi 100 mijë euro” në min...
PS propozon datën 11 maj për zgjedhjet parlamentare
Real Madridi merr një goditje të rëndë, konfirmohet lëndimi ...
Sara: Dua të heq anash çdo emocion