Kreu i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, duket se përveç dialogut Kosovë-Serbi, në tavolinën e kryeministrit do ta gjejë edhe një çështje tjetër, atë të hapjes së Ambasadës së Kosovës në Jerusalem.
Nga Izreaeli e ftojnë që të marrë pjesë në inaugurumin e Ambasadës, derisa presidenti i Turqisë, Reccep Tayyip Erdogan, i kërkon ta shmangë një vendim të tillë që sipas tij mund t’i shkaktojë dëm të madh Kosovës.
Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, ka marrë disa urime nga liderë të ndryshëm të botës pas fitores në zgjedhjet e 14 shkurtit. Dy prej më të rëndësishmeve për nga substanca, ka qenë ajo e kryeministrit të Izraelit, Benyamin Netanyahu dhe ajo e presidentit të Turiqisë, Recep Tayyip Erdogan.
Netanyahu në letrën e tij ka uruar Albin Kurtin, derisa ka theksuar se e mirëpret në Izrael për ta inauguruar Ambasadën e Republikës së Kosovës në Jerusalem.
Por ndryshe nga kryeministri izraelit, presidenti i Turqisë, Reccep Tayyip Erdogan, ka thënë se mirëpret qëndrimet e partisë që drejton Albin Kurti, se do të shqyrtohet vendimi i Kosovës për vendosjen e Ambasadës në Jerusalem.
Erdogani i ka thënë Kurtit se po të shmangej një hap i tillë do të bëhej gjëja e dobishme.
“Për më tepër, jam i kënaqur, kur mësova për qëndrimin e partisë suaj që, nëse vjen në pushtet, do ta rishikojë angazhimin e Kosovës për hapjen e Ambasadës në Jerusalem. Besoj se do të ishte e dobishme që të shmangej një hap të tillë, i cili mund t’i shkaktonte dëme të mëdha Kosovës”, ka shkruar Erdogani në letrën e tij.
OBSH ngre alarmin: Rriten me mbi 200% rastet e fruthit në Ev...
Rrahjet e zemrës nga kafja – A duhet të shqetësoheni?
Pse Xheneta nuk mund të bëjë debate pa ofendime? Ja arsyetim...
Vinicius Junior ka humbur penalltinë ndaj Venezuelës
Si e kupton paracetamoli ku është dhimbja?
FBI zbulon një përpjekje të gjerë për spiunazh nga hakerat k...