Pep Guardiola arrin fitoren e 500 si trajner profesionist

18:04 | 27 Shkurt 2021
S D

Statistikat dhe të dhënat e karrierës si trajner të Pep Guardiolas vazhdojnë të mahnitin, pasi katalunasi tani ka arritur fitoren e 500 si profesionist.

Ruben Dias dhe John Stones shënuan në fitoren e Manchester City ndaj West Ham (2-1) në “Etihad Stadium” të shtunën, një rezultat i cili e afron ekipin e Guardiolas drejt titullit.

Ishte fitorja e 20-të e Man Cityt me radhë dhe ndeshja e 27-të pa humbje në të gjitha garat, duke e afruar me rekordmenët aktual, The New Saints, që kishin ecuri prej 28 ndeshje pa humbje në edicionin 2016/17.

500 fitoret e Guardiolas erdhën me klube si Barcelona (179), Bayern Munchen (121 ) dhe me Manchester Cityn (200).

Guardiola fitoi 200 ndeshje me një klub anglez në vetëm 273 ndeshje, duke përmirësuar rekordin e vendosur nga homologu i tij Jose Mourinho, që iu deshën 303 ndeshje.

 

Guardiola tani është vënë pas rekordit të Liverpoolit që kanë 18 fitore radhazi në sezonin 2019/20, edhe pse skuadra e tij aktuale është ende larg, pasi ka 14 fitore në kampionat radhazi.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme