Aleanca për Shqiptarët reagon pas protestës për rastin “Monstra: Kishte snajperë dhe kallashnikovë

16:23 | 27 Shkurt 2021
Arbresh.info

Përfaqësuesja nga radhës e ASH-së në konferencë për shtyp tha se reagimi i djeshëm i policisë në protestën për rastin “Monstra” ishte kundër Kushtetutës dhe kundër ligjit.

“Në bazë të ligjit për mbajtjen e tubimeve publike ku bëjnë pjesë protestat, konkretisht në nenin 6 të ligjit, thuhet qartë se kur mund të ndalosh protestën. Protesta e djeshme ishte krejtësisht paqësore, për drejtësi dhe jo e kundërta, ndërsa përdorimi i armëve të policëve ishte në kundërshtim me Ligjin e policisë”, thonë nga ASH, njofton telegrafi maqedoni.

Nga ASH thanë se policia gjatë ditës së djeshme ka mbajtur armë kallashnikov me shurdhues, pushka automatike, snajperistë në objekte të ndryshme dhe autoblinda.

“Policia ishte ajo që gjuante gurin dhe fshihte dorën, me qëllim që të provokojë masën dhe kjo shihet në filmimet e mediave dhe flet për skenarin e përgatitur të regjimit Zaev – Ahmeti”, tha përfaqësuesja e ASH-së duke shfaqur edhe videot dhe fotografitë dhe duke i vlerësuar këto pamje me regjimin e kaluar.

Ajo po përkujtoi kryeministrin Zaev se ata gjatë vitit 2016 kanë gjuajtur institucionet shtetërore me gurrë dhe po ashtu keni djegur institucione.

“Tani ndaloni protesta pikërisht ju që ndaloni protestë paqësore vetëm për shkak se protestuesit janë shqiptarë. Kjo flet për dyfytyrësinë tuaj”, tha përfaqësuesja e ASH-së duke kërkuar lirimin e të arrestuarve dhe dorëheqjen e ministrit dhe zëvendësit të tij në MPB.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme