Muhabet të qeshura e batuta.
E kush më mirë se çaji do të ndreqte atmosferën e tyre.
Është vend që mbledh të gjithë ata që janë konsumues të tij në Kryeqytet.
Rutina e tyre fillon çdo ditë që nga ora 08:00 e mëngjesit.
Dikur nëpër oda e tash çajtoret ndonëse të pakta janë kthyer në vende ku po i tubon ata që tashmë kanë dal në pension dhe jo vetëm.
E duket se për Zejnullah Ademi nga Prishtina, si është muhabeti ashtu është edhe numri i çajeve që i konsumon brenda dy orëve sa qëndron këtu.
“Një herë në dit vij këtu. Tonë ditën i pimë deri në 25. Ma shumë shprehi na ka mbet më pi çaj, s’ndodh asnjëherë më kalua një ditë pa pi”.
Duket se dëshira që sa më parë t’i takojë shokët e tij bënë që Rifat Leci të marr edhe mëngjesin me vete dhe të vij në çajtore.
Ai thotë se është shprehi që të vijnë këtu e të takohen me shokët, deri sa tregon edhe kohën se nga ka mbetur shprehja e çajit.
“Para se më qenë çajtoret ne jemi tubua nëpër oda e kemi be derte dhe kemi pi çaj. Tash i kemi çajtoret vij në ora tetë këtu, e marr mëngjesin me vete. Dikush pin më shumë e dikush ma pak. Këtu pimë çaj edhe bëjmë llafe, është shprehi për tu takuar me një shok”.
Për të ardhur në këtë çajtore që është në zëmër të qytetit, nuk i ka ndalur as pandemia.
Fehmi Krasniqi thotë se këtu qëndron deri në 3 orë.
“Edhe në kohë pandemie jemi ardh gjithë. I pije 5 qaja kur shkoj në shpin pije apet. Hamë kafjall këtu”.
Se çaji ka mbetur shprehi për tu tubuar me miqtë e thotë edhe Ramadan Ibrahimi .
“Vijmë çdo ditë. Shoqnia e muhabeti m’shtyn me ardh. Konsumoj shumë çaj rri ka 1 deri në 2 orë këtu. Si shprehi na ka mbet me pij çaj”.
Kjo pije që simbolizon qytetin e Vushtrrisë, Podujevës e Prizrenin, nuk duhet të harrohet se është shprehi edhe në Prishtinë, prej shumë kohësh./V.Selimi/arbresh.info/
Begaj riafirmoi angazhimin e Shqipërisë për mbështetje ndaj ...
Studim: Jeta në hapësirë nuk dëmton aftësitë mendore të astr...
Në Tuz të Malësisë vendoset busti i Gjergj Kastriotit
Zelensky bën thirrje për një përgjigje të fortë ndaj shantaz...
Real Madridi e fiton “El Classicon” në basketboll
Sipas Haradinajt, opozita do t’i fitojë zgjedhjet