Shtëpia e Bardhë pati “bisedime serioze” me Qendrën për Parandalimin dhe Kontrollin e Sëmundjeve (CDC) rreth situatës së fundit të krijuar për shkak të koronavirusit.
Biseda ishte rreth rekomandimeve që njerëzit të cilët janë vaksinuar kundër Covid-19 do të mund të kalojnë kohë së bashku, zbuloi imunologu kryesor amerikan Anthony Fauci, transmeton portal arbresh.info
“Mezi pres që ai rekomandim të miratohet, në mënyrë që të mund të përqafoj vajzën time pas një viti,” tha Fauci për CNN.
Fauci, i cili është këshilltari shkencor i Biden, vlerësoi se rreziku i koronavirusit u zvogëlua në mënyrë drastike për njerëzit që morën dy diza të vaksinës, megjithëse, thotë ai, nuk është zhdukur plotësisht.
“Më në fund do të dëgjojmë njerëzit duke thënë: ‘Hej, eja të darkojmë së bashku’, për shkak se shumica tanimë kanë marrë vaksinat kundër koronavirusit”, shtoi Fauci./arbresh.info/
Shpërthimet në veri, Haradinaj: Organet e sigurisë të bashkë...
Përplasja e Xuxit me Kevinin shkaktoi momente të tensionuara...
Xuxi pyet Edin: “A i ke ra pishman që ke dal?” –Edi: “Pishma...
Hezbollahu e cilëson si “fitore hyjnore” armëpushimin me Izr...
Shpërthimi në kanalin e Ibër-Lepencit në Zubin Potok, ndërpr...
Edi vjen në studion e Prime, Dini e ngacmon: “A pate ka me h...