Kosova duhet të vazhdojë të luaj rol konstruktiv në Procesin e Berlinit, por të qëndrojë larg iniciativës së Mini-Shengenit.
Kështu vlerëson drejtor ekzekutiv i Institutit EPIK, Demush Shasha.
Shasha deklaron për arbresh.info se palët do të takohen gjatë këtij viti në Berlin.
Shasha, tutje përmendi iniciativën e BE-së, për të ndarë nëntë miliard euro për të ndihmuar ekonomin e vendeve të Ballkanit Perëndimor.
“Palët diskutuan edhe iniciativë e BE-së për ndarjen e 9 miliardë EURO për të rritur konkurrueshmerinë ekonomike të vendeve të Ballkanit Perëndimor. Ndërsa palët po ashtu janë dakorduar se takimi i radhës të mbahet në Berlin gjatë këtij viti”.
Në nëntor vitit të kaluar në mënyrë virtuale u mbajt Samiti i Sofjes me ç’rast e gjithë vëmendja ishte në diskutimin e mbështetjes së BE-së për Ballkanin Perëndimor në menaxhimin e efekteve të pandemisë.
Po ashtu, gjatë samitit palët u pajtuan për të rritur bashkëpunimin ekonomik në rajon, duke zhvilluar Tregun e Përbashkët Rajonal, bazuar në standardet dhe rregullat e Bashkimit Evropian, për të rritur atraktivitetin dhe konkurrencën e rajonit dhe për të sjellë rajonin më afër tregjeve të Bashkimit Evropian.
“Si një nga hapat drejt themelimit të ardhshëm të Tregut të Përbashkët Rajonal, u miratua një Plan Veprimi, bazuar në katër liritë dhe pasuruar me fushat e tregtisë, digjitalizimit, investimeve, inovacionit dhe industrisë”, shprehet Shasha.
Ai vlerëson se Kosova duhet t’i qëndroj larg iniciativës së Mini-Shengenit, si dhe të insistoj në promovimin e mekanizmave ku lidershipin e ka Gjermania, e jo Serbia.
“Konsideroj se Kosova duhet të vazhdoj të luaj rol konstruktiv në çdo iniciativë rajonale që synon integrimin më të afërt të vendeve të Ballkanit në mes vete dhe me BE-në. Në këtë drejtim, konsideroj se Kosova duhet të qëndroj sa më larg iniciativës së Mini-Shengenit dhe të insistoj në materializimin e gjitha synimeve të kësaj iniciative brenda procesit të Berlinit. Pra me fjalë të tjera ne duhet të insistojmë në promovimiN e mekanizmave dhe strukturave ku lidershpin e ka Gjermania, e jo Serbia”.
Sipas Shashës, në këtë proces Kosova duhet të vazhdoj punën e mirë, ku kjo do i siguroj Kosovës financime të favorshme në të gjitha pikat e rëndësishme.
“Në kuadër të procesit të Berlinit Kosova duhet të vazhdoj punën e mirë, me institucionet ndërkombëtare financiare dhe partnerë zhvillimor, në identifikimin e projekteve madhore infrastrukturore të cilat do sigurojnë Kosovës financime të favorshme të projekteve në energji, mjedis, infrastrukturë rrugore dhe hekurudhore dhe tranzicionin drejt ekonomisë digjitale dhe gjithëpërfshirëse”.
Për më tepër në Procesin e Berlinit, përveç rrafshit institucional dhe politik, të përfaqësimit dhe përfitimit, gjithmonë janë përfshirë edhe përfaqësimet rajonale nga shoqëria civile, nga organizatat e të rinjve dhe nga asociacionet e biznesit, dhe Kosova vazhdon të mbetët prioritet i BE-së.
Procesi i Berlinit është lansuar në gusht të 2014-tës, i cili ishte iniciuar nga kancelaria gjermane Angela Merkel, u konsiderua si një nga nismat e Bashkimit Evropian nga e cila Kosova ka përfituar shumë./arbresh.info/
Xhemaili i AAK-së: Presidentja as edhe një fjalë për linçimi...
Përplasje e fortë mes Gresës dhe Xhenetës, shkak pranku i An...
Kërcënime me bomba në dhjetëra shkolla në Gjermani
Çdo 10 minuta, në botë vritet një grua
Trajneri i Empolit i frikësohet një largimi të mundshëm të I...
Lëshohet në qarkullim pulla postare që lufton dhunën kundër ...