Vizita e Presidentit Biden në shtetin amerikan Teksas ka për qëllim inspektimin e dëmeve të mëdha të shkaktuara nga një stuhi e rëndë dëbore, e cila la pa energji dhe ujë të pijshëm mijëra shtëpi në mesin e pandemisë së koronavirusit.
Presidenti Biden dhe Zonja e Parë, Jill Biden, mbërritën me avion të premten në Hjuston, qyteti më i madh i Teksasit, ku u pritën nga guvernatori republikan Greg Abbot dhe kryebashkiaku i Hjustonit Sylvester Turner.
Presidenti Biden bisedon me një vullnetar në Depon Ushqimore në Hjuston (26 shkurt 2021)
Presidenti vizitoi një depo ushqimesh në qytet dhe një qendër operacionale për emergjencat. Më vonë, ai do të fliste në një mjedis vaksinimi ndaj COVID-19, të ngritur në një stadium nga Agjencia Federale e Menaxhimit të Emergjencave (FEMA).
Të paktën 40 njerëz në Teksas u vranë kur stuhia e dimrit përfshiu shtetet e jugut amerikan në mes të shkurtit. Teksasi u godit më shumë nga temperaturat e ftohta të pazakonta që shkaktuan ndërprerje energjie dhe bënë që tubat e ujit të ngrinin dhe të shpërthenin, duke përmbytur shtëpitë dhe duke lënë shumë njerëz pa nxehtësi dhe ujë të pijshëm.
Temperaturat në rajon po rikthehen në normalitet, por më shumë se 1 milion banorë të Teksasit janë ende të udhëzuar ta ziejnë ujin para se ta pinë atë.
Ndërsa Presidenti demokrat Biden takohej me udhëheqësit lokalë dhe vullnetarët për të diskutuar përpjekjet e ndihmës dhe rimëkëmbjes, ai shoqërohej nga guvernatori republikan, i cili fillimisht nuk e njohu fitoren e zotit Biden në nëntor ndaj Donald Trump-it.
Presidenti Biden ka shpallur gjendjen e katastrofës në 108 nga 254 qarqet e këtij shteti dhe sinjalizoi se mund ta rrisë numrin. Guvernatori Abbott i kërkoi Presidentit Biden javën e kaluar të shpallte gjendjen e katastrofës në të gjitha qarqet.
Deklarimi autorizon FEMA-n të ofrojë fonde për strehim të përkohshëm, riparime shtëpish dhe kredi me interes të ulët për humbjet e pronave të pasiguruara. Veprimi çliron gjithashtu fondet për të ndihmuar individët në vështirësi dhe pronarët e bizneseve.
Zëvendës këshilltarja e sigurisë kombëtare e Presidentit Biden, Elizabeth Sherwood-Randall, u tha gazetarëve gjatë fluturimit për në Teksas në bordin e Air Force One se mungesa e sistemit rregullator të energjisë së shtetit e kishte dëmtuar atë gjatë stuhisë.
“Teksasi ka zgjedhur të mos marrë llojet e vendimeve që do të siguronin furnizimet që ju do të kishit ruajtur për një emergjencë – domethënë, për të investuar në një lloj qëndrueshmërie që shteteve të tjera me sistem rregullator u kërkohet të investojnë”, tha ajo .
Gjatë vizitës, e para e Presidentit Biden në një vend katastrofe që kur mori detyrën gati gjashtë javë më parë, ai gjithashtu planifikoi të inkurajojë njerëzit që të vaksinohen kundër COVID-19 për të ndihmuar në ngadalësimin e pandemisë që ka vrarë më shumë se 508’000 njerëz në Shtetet e Bashkuara.
Ashtu si me pandeminë e koronavirusit, reagimi i strukturave federale ndaj katastrofës në Teksas paraqet një provë të hershme të premtimit të Presidentit Biden për të punuar për të gjitha segmentet e shoqërisë amerikane dhe për të bashkuar kështu vendin.
Shtëpia e Bardhë tha se Presidenti Biden do të sillte mbështetje morale dhe sigurinë e ndihmës financiare federale në Teksas, por do të përmbahej nga ligjërimi për rreziqet e mungesës së një sistemi rregullator për rrjetin e energjisë në këtë shtet./VoA/
Drenusha për Atillën: Kishim mundur të bëheshim bashkë në lo...
Për 10 muaj ATK-ja mblodhi mbi 823 milionë euro
Stadiumi “Ferki Aliu” në Vushtrri, pritet të mar...
Ministrja Haxhiu në Ankara, vizitoi Akademinë e Drejtësisë
Vance poston një mesazh falënderimi: Nuk do të ndalem kurrë ...
Lindja e Mesme e përçarë rreth zgjedhjes së Presidentit Trum...