Angli, gjendet bombë e madhe e Luftës II Botërore, evakuohen qindra njerëz në Exeter

07:21 | 27 Shkurt 2021
A. B.

Qindra studentë të universitetit janë evakuuar nga 12 konviktet e banimit pasi u gjet një bombë e pashpërthyer e Luftës së Dytë Botërore.

Policia u thirr në sallat e Universitetit të Exeter në rrugën Glenthorne të qytet rreth orës 09:20 GMT dhe kanë deklaruar se ka një problem të madh.

Një kordon 100m është aktualisht në vend dhe nga 100 prona afër janë bërë evakuimet.

Specialistët e asgjësimit të bombave do të punojnë në terren deri të shtunën.

Bomba e madhe vlerësohet të jetë rreth 2,5 metër dhe 70cm.

Inspektori Sean Roper, i cili nuk mund të konfirmonte saktësisht se sa njerëz ishin prekur, tha se zgjidhja e situatës do “të merrte ca kohë” për shkak të “madhësisë së konsiderueshme” të pajisjes.

“Kjo do të na marrë kohë deri të shtunën, pa dyshim,” shtoi ai.

Në Twitter, universiteti tha se pajisja shpërthyese ishte zbuluar nga “ndërtuesit në tokë private” pranë kampusit Streatham.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme