Arabia Saudite ka reaguar duke mohuar raportin se Princi saudit, Mohammed bin Salman miratoi vrasjen e gazetarit Jamal Kashogi.
Mohimi u botua nga agjencia e lajmeve e qeverisë së Arabisë Saudite, raportoi faqja e internetit The Hill, transmeton portali arbresh.info
“Mbretëria mohon kategorikisht atë që është shkruar në raportin që u paraqit në Kongres dhe ka të bëjë me vrasjen e shtetasit Jamal Kashogi”, thuhet në reagimin e postuar në Twitter.
Më parë, shërbimi i inteligjencës amerikane publikoi një raport në katër faqe, ku thuhet se Princi Mohammed bin Salman miratoi operacionin “kapja ose vrasja” Kashogi në Turqi.
“Princi e pa Kashogin si një kërcënim për mbretërinë dhe prandaj mbështeti, nëse ishte e nevojshme, masa të dhunshme vetëm për ta heshtur atë”, lexon deklarata.
Raporti gjithashtu thekson emrat e 21 personave të afërt me princin, të cilët ishin të përfshirë në vrasjen që ndodhi në tetor të vitit 2018 në konsullatën Saudite në Stamboll.
Kashogi u pa për herë të fundit duke hyrë në ndërtesën e konsullatës saudite në Stamboll për të marrë dokumentet e dasmës, ndërsa hetuesit turq thanë se më pas ai ishte vrarë dhe copëtuar aty./arbresh.info/
Serbët pro pjesëmarrjes në zgjedhjet e 9 shkurtit
Rashiq nuk pret asgjë nga takimi i radhës në Bruksel
Ish-legjenda e Liverpoolit e sulmon Salah: Egoist, dihet që ...
Gjenerallejtënant Jashari, uron “Ditën e Forcës- Ditën e Ush...
Formacionet/ Slovan Bratislava – Milan, Leao në bankë
Osmani në Senatin e Kolumbisë, diskuton për bashkëpunimin nd...