Trajneri i Belgjikës, Roberto Martinez tha se Romelu Lukaku mund të falënderojë trajnerin e Interit, Antonio Conte i cili e ka bërë një lojtar i plotë’.
27-vjeçari vazhdon të bëjë përshtypje me Nerazzurrët, duke kontribuar me 17 gola në 22 ndeshje të Serisë A këtë sezon, duke e çuar numrin e përgjithshëm të tij në 57 në 81 ndeshje konkurruese që kur u transferua në Inter.
Dhe Martinez beson se lëvizja nga Manchester United në Beneamata erdhi në ‘momentin perfekt’ për ish sulmuesin e Chelsea dhe Everton.
“Ai shënon si disa të tjerë”, tha Martinez për La Gazzetta dello Sport.
“Ai arriti në Milano në momentin perfekt. Ai u bë një lojtar i plotë, padyshim falë Conte” – theksoi Martinez.
Trump zgjedh financierin Scott Bessent për Sekretar të Thesa...
Horoskopi, parashikimi i yjeve për fundjavën
Pacolli sot mban takim humanitar në Gjermani
Parashikimi i motit për ditën e somte
T’i mbijetosh dimrit me vitaminën D
Tiranë/ Policia operacion kundër lojërave të fatit, kapen di...