Google ADS

Buxhovi sjellë historinë e Kosovës në pesë vëllime

20:35 | 13 Nëntor 2015
Arbresh.info

“Kosova”, është titulli i cili është bërë gati për publikun në pesë vëllime, nga shkrimtari dhe historian Jusuf Buxhovi. Aty, lexuesit do të gjejnë përfundime dhe konstatime të rëndësishme për historinë e shqiptarëve sidomos për pjesën e lashtësisë.

Përpos kësaj aty lexuesit do të gjejnë edhe një literaturë të pasur të shfrytëzuar që dëshmon se kjo çështje është historiografi botërore shumë e rëndësishme dhe me interes. Këto ishin edhe disa prej konstatimeve që dolën nga Nazmi Rrahmani, njëri prej redaktorëve të vëllimeve të Buxhovit.

Këto fjalë Rrahmani i tha gjatë promovimit që u mbajt sot në Bibliotekën Kombëtare të Kosovës, në mesin edhe të shumë mysafirëve të tjerë.

“Antika”, “Mesjeta”, “Perandoria osmane”, “Kosova 1912 – 1945” dhe “Kosova 1945 – 1999”, janë titujt e vëllimeve që Buxhovi i ka emëruar. Autori bëri disa falënderime sidomos për pjesën që këto vëllime janë përkthyer në gjuhën angleze.

Ai vlerësoi se rëndësia e përkthimit të veprave në gjuhën angleze qëndron në atë se duhet të komunikohet në ambientet ndërkombëtare dhe se në këtë mënyrë e vërteta bëhet pjesë e një mendimi më të gjerë për civilizim për te cilin shqiptarët kanë nevojë./arbresh.info

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme