Google ADS

Basha: Do nxjerrim nga kriza biznesin

20:23 | 26 Shkurt 2021
Arbresh.info

I bindur se 25 prilli do sjellë fitoren e demokratëve, Lulzim Basha premton se në qeverinë e tij biznesi do të trajtohet si partner. Angazhohet për reforma të thella fiskale duke nisur me uljen e taksave, deri tek eliminimi i lejeve që i cilëson burokratike.

“1 mijë zyrtarë të shtetit që rrinë me vula në xhep. Turp i zotit. As në kohët e Tanzimatit s’ka qenë kështu. Eliminimi i këtyre lejeve , këtyre autorizimeve, i këtyre zyrtarëve anonim që vijnë vërdallë dhe ju pengojnë punën tuaj do jetë hapi jonë i parë në kuptimin e reformës shtetërore administrative.”

Përfaqësuesit të një biznesi prodhues në Durrës i premtoi se prioritet për t’i ardhur në ndihmë rimëkëmbjes së ekonomisë do të ketë energjinë.

“Në qoftë se ti energjinë e ke në kolaps siç e kemi sot ne, harroje që mund të ecim përpara. do ulet çmimi i energjisë dhe e treta është përfitimi i atyre që do punësohen në këtë sektor, qoftë sa i përket ca do të përdoren brenda, qoftë sa i përket se çfarë do të eksportohet.

Subvencionime të drejtpërdrejta dhe lehtësira fiskale angazhohet se do ketë për energjinë diellore dhe atë hidrike.

“Do të subvencionojmë qoftë përmes lehtësirave fiskale por edhe subvencionime të drejt për drejta. Çfarë prodhohet në Shqipëri do të ketë taksë zero lënda e parë që hyn brenda.Për eksport do të keni mbështetje, për instalime do të keni subvencione dhe kemi një fat shumë të madh që 99% të energjisë e prodhojmë nga uji”.

Nuk mjaftohet vetëm me akuzat për premtime të pa mbajtura në 8 vite qeverisje kur I drejtohet Edi Ramës.

“Kjo qeveri e ka mendjen me vjedh fondet e juaja në vend që të marri fondet e BE-se dhe t’ju ndihmojë ju”.

Dhe ndryshimi thotë se do të jetë shumë i shpejtë.

“2 muaj deri në 25 Prill mos u dorëzoni”./tvklan

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme