“Treshe, unë, ti dhe…”, Jasmina i kthehet keq Andit

20:14 | 26 Shkurt 2021
A Z

‘Nxehen’ sërish gjakrat në ‘Përputhen’.

Sot (e premte), u transmetua takimi i Andit me Sarën, meqë rast dyshja u panë shumë të afërt me njëri-tjetrin.

Andi dhe Sara vendosën që takimin e tyre të parë ta bënin në natyrë, ai e kapi Sarënë në krahë, duke thënë se po stërvitej.

“Unë, ti dhe natyra, treshe”, i tha Andi.

Dhe pikërisht kjo deklaratë shkaktoi debat në studio, ku Jasmina iu kthye ashpër Andit, duke i kërkuar t’ia sqaronte atë ‘treshen’.

“Jemi unë, Sara dhe natyra, treshe”, u shpreh Andi.

Më pastaj, Jasmina ia kthen “Pse nuk thua dot unë, ti dhe natyra?”, por nuk mungon replika e Andit, i cili i thotë se nuk ka faj që e keqkupton.

 

 

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme