Dje është djegur makina e Konsullatës së Maqedonisë në Selanik, njoftojnë nga Ministria e Punëve të Jashtme, ku thonë se janë në komunikim të rregullt me Konsullatën e Përgjithshme të vendit në Selanik dhe me institucionet kompetente të Greqisë.
“Konsullata jonë është e informuar se autoritetet greke kanë bërë inspektim të duhur dhe po marrin të gjitha masat dhe aktivitetet e nevojshme për të gjetur autorët dhe motivet e mundshme të këtij rasti, dhe që përveç automjetit të diplomatit tonë, në të njëjtën periudhë, është djegur edhe një automjet tjetër në qytet”, thonë nga Ministria e Jashtme.
Ministria thekson se të dyja rastet janë objekt hetimi, për të zbuluar autorët dhe motivet, për të cilat vlerëson se në asnjë mënyrë nuk drejtohen kundër vendit tonë.
“Ne gjithashtu besojmë se ky akt vandalizmi nuk do të ndikojë në asnjë mënyrë në marrëdhëniet e shkëlqyera të fqinjësisë së mirë midis dy vendeve miq”, thuhet në deklaratë./telegrafi
Riker: Mbyllni procesin e dialogut dhe zgjidhni problemet
Përhapja e fenomenit të bullizmit në shkolla
Dy të lënduar në aksidentin që ndodhi në pjesën e autostradë...
Policia del me njoftim për aksidentet e ndodhura për shkak t...
Gjykatësi shtyn për herë të tretë dënimin e Trumpit
Guri i LDK’së: Mundeni me na paditë, por drejtësisë nuk mund...