Google ADS

“Qumili” feston sot ditëlindjen, kaq vite ka mbushur

16:48 | 26 Shkurt 2021
A. B.

Aktori i mirënjohur shqiptar, Sevdai Radogoshi i njohur me nofkën “Qumili”, sot feston ditëlindjen e 63-të.

Ai përmes një postimi në “Facebook”, aktori falënderoi të gjithë miqtë dhe adhuruesit e tij për urimet e tyre, shkruan portali arbresh.info

Sot është ditëlindja ime, dhe i mbusha rrumbullak 63 vjetë?? Faleminderit të gjithëve që më keni uru.. ju paqa gjithmonë!!!

Posted by Sevdai Radogoshi on Friday, 26 February 2021

 

Kujtojmë se, me rolin e “Qumilit” dhe me dhjetëra role të tjera, Radogoshi fitoi dashurinë dhe respektin e adhuruesve. Skeqet e para i kishte punuar në vitin 1973, për t’u popullarizuar në mesin e viteve 1980-të me “Qumilin e paharruar”. Qumili njihet edhe për skeqet e tij së bashku me dy kolegët, Rasim Thaqi – Cima dhe Ibrahim Krajkova – Leci, të njohur si “Treshi persheshi”. /arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme