Google ADS

Kurti takon ambasadorin austriak, diskutojnë për zgjedhjet dhe pandeminë COVID-19

15:36 | 26 Shkurt 2021
V. S.

Ambasadori i Austrisë në Kosovë, Christoph Weidinger sot ka takuar liderin e Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti ku biseduan për zgjedhjet në vend, situatën pandemike si dhe për përkrahjen e vazhdueshme të shtetit austriakë për Kosovën.

Kështu bëri të ditur ambasada e Austrisë në Kosovë përmes një postimi në rrjetin social në Facebook, ku shkruan po ashtu se ambasadori Weidinger ka uruar Kurtin për mandatin që ia kanë dhënë votuesit e tij në zgjedhjet e fundit.

“Më 26 shkurt 2021, ambasadori Christoph Weidinger pati një shkëmbim shumë të frytshëm dhe në thellësi të pikëpamjeve me kryetarin e #Vetëvendosjes, Albin Kurti. Temat e mbuluara përfshinë situatën pas zgjedhjeve, #COVID si dhe përkrahjen e gjatë, vazhduese dhe të fuqishme të Austrisë për Kosovën dhe popullin e saj. Ambasadori Weidinger ka uruar gjithashtu Kurti për mandatin e qartë të dhënë nga votuesit e Kosovës”./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme