Prokuroria Themelore në Prishtinë, Departamenti i Krimeve të Rënda, njofton opinionin se pas pranimit të informatës nga policia për një zjarr në një shtëpi në lagjen Ulpiana, Prishtinë, prokurorja kujdestare e Departamentit të Krimeve të Rënda, ka dalë në vendin e ngjarjes bashkë me njësitë tjera relevante.
Prokuroria konfirmon se brenda objektit të përfshirë nga zjarri është gjetur një person pa shenja jete.
“Prokurori i Shtetit, në koordinim me policinë janë duke i ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme hetimore, me qëllim të grumbullimit të informatave dhe provave rreth këtij rasti”, thuhet në njoftim.
Ndryshe, sot në orët e mëngjesit një person, shtetas i huaj është djegur në rrethana të dyshimta në një shtëpi në një Prishtinë../arbresh.info/
“Edi, eja dashuria ime” – Gjesti me kunja ndaj Xhenetës
Fonseca insiston se Milani mund ta fitojë titullin kampion p...
Palestinezët e konsiderojnë moment historik urdhër arrestin ...
“Ose do bëhet multiplanetare, ose do zhduket”, paralajmërimi...
Çka i shkakton dhimbjet e kokës në mëngjes?
A Kane karbohidrate kartotat dhe barishtet jeshile?