Google ADS

Vdes 20-vjeçarja që u lëndua nga shpërthimi në Ferizaj

13:38 | 26 Shkurt 2021
S D

Ka vdekur 20-vjeçarja, Fatime Haxhidema, e cila u lëndua në shpërthimin që ndodhi muajin e kaluar në Ferizaj.

Lajmin e ka bërë të ditur në rrjetin social “Facebook” shoqja e saj, Leona Jahiri.

“Lajm i trishtë për të gjithë ne! Pas shpërthimit që ndodhi tek “The Village”, duke mos mundur të tejkalojë lëndimet, sot ndërroi jetë shoqja jonë e klasës Fatime Haxhidema! Ngushëllime gjithë familjes Haxhidema, ngushëllime gjithë shoqërisë! Zoti e shpërbleftë me Parajsë shoqen tonë, Zoti familjes ua shtoftë durimin!ë”, ka shkruar ajo.

20 vjeçarja më 7 janar ishte nisur për tu trajtuar në Turqi, por që nga plagët e marra nuk arriti t’ia dal.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme